Kushtetuesja s’ka guxim të vendosë për pagën e Ramush Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 28 Maj 2018
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka rikujtuar se kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes.
Por, për dallim prej rastit të demarkacionit, që sipas saj Kushtetuesja u ngut të marr vendim, për “vendimin e paligjshëm dhe të padrejtë të qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për vete”, gjykata nuk po ka guxim të vendosë, shkruan infokusi.
“Argumentet juridike janë të qarta: Pse Gjykata Kushtetuese nuk e ka guximin të nxjerrë aktgjykimin lidhur me rritjen e pagave dhe në anën tjetër u ngut me demarkacionin?!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në facebook.
Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Nga rreth 1500 euro sa ishte paga e kryeministrit, ai ka vendosur ta bëjë 2950 euro.
Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro, shkruan Infokusi.
Haradinaj hoqi dorë nga ky vendim me arsyetimin se do të pres çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së Vetëvendosjes. megjithatë, Kushtetuesja ende nuk e ka thënë fjalën e vet as pas më shumë se tre muajsh./Infokusi/

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...































