Lajme

Vendos Kushtetuesja: Kuvendi duhet ta zgjedhë sa më parë nënkryetarin nga radhët e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 23 September 2026

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Kuvendi duhet të procedojë sa më parë me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së, duke e konsideruar këtë pjesë të procesit të konstituimit të institucionit.

Sipas vendimit, Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Gjykata ka konstatuar se kalimi i këtij afati ka pasoja edhe për afatet që lidhen me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

-Advertisement-

Në anën tjetër, zgjedhja e Qeverisë është konsideruar e rregullt dhe jo në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas vendimit të Kushtetueses, afati 60-ditor që lidhet me zgjedhjen e Presidentit ka filluar të rrjedhë nga 8 gushti, kur Kuvendi është dashur të konstituohej brenda afatit kushtetues.

Rrjedhimisht, sipas këtij interpretimi, afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy