Kush është Christopher Hill, ambasadori i ri i ShBA-së në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 11 March 2022
Christopher Hill do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Serbi pas konfirmimit nga Senati amerikan. Hill një diplomat karriere ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999, shkruan Gazeta Express.
Christopher Hill gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.
Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.
Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.
Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.
Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, disa mijëra protestues në Shkup dogjën një pjesë të ambasadës amerikane ndërsa Hill ishte akoma brenda. Ndërhyrja e policisë parandaloi dëme të tjera dhe ai dhe stafi i tij shpëtuan të padëmtuar.
Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka qenë ambasador në Beograd që nga muaji nëntor i vitit 2019.
Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.
Të tjera
-
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, përfundojnë negociatat VLEN-VMRO
Tashmë kanë përfunduar negociatat për konstituimin e Qeverisë mes VLEN dhe VM...
-
Zemaj për anulimin e çmimeve të produkteve medicinale: Qeverisë i doli në shesh përfitimi personal
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj tha se ...
-
Ministri Peci në takim me përpunuesit e drurit: Ka rënie drastike të prerjeve ilegale
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka zhvillua...
-
Brukseli i përgjigjet Kurtit: Drafti Evropian të shkojë në Kushteutese, i takon Kosovës të kërkojë këshilla në Venecia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij të fundit kur ka fo...
-
PDK-ja përfshin në listën për deputetë të aderuarën Sala Jashari
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar për...
-
Dyfish më shtrenjtë, Komuna e Prizrenit i jep tenderin për shërbime shëndetësore kompanisë me çmimin më të lartë
Komuna e Prizrenit në krye me Shaqir Totajn, i ka dhënë tenderin për shërbime...
-
Inspektorati largon nga tregu disa mbushës telefoni
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qend...
-
Moti këtë fundjavë, ja sa gradë do të arrijnë temperaturat
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat...
-
Elezi i kundërpërgjigjet Kupinës: Shqetësuese se si një ish gazetar, tash këshilltar i presidentes përdor pozitën për kërcënime
Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina i reagoi njohësit të çështjeve të sig...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për kri*me luf*te
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P.,...
-
Përplasja me Qeverinë, Osmani: Telefonin hapur e mbaj gjithmonë, por propozimet e interesit kapital s’bëhen ashtu
Një propozim i momenteve të fundit i kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz n...
-
Vetura përfundoi në oborrin e një shtëpie, policia jep detaje për aksidentin në Slivovë
Gazeta Infokus publikoi pamjet e një aksidenti që ka ndodhur në Slivovë ku nj...