Lajme

‘Kush e beson këtë’ Raci: Për herë të parë, policia e ka veriun nën kontroll të plotë

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 21 June 2023

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se me arrestimet që po ndodhin ditëve të fundit, Policia e Kosovës për herë të parë e ka nën kontroll të plotë veriun e vendit.

Ai tha se ulja në masë drastike e rasteve të dhunës në veri, tregon që grupet kriminale kanë filluar të dalin edhe jashtë territorit të Kosovës.

“Pra, Policia e Kosovës vazhdon ta kryej misionin e saj të përditshëm. Veprimet dhe arrestimet që po ndodhin sot, dje e pardje, në kuadër të këtyre individëve, që duket se janë identifikuar saktë se kush kanë qenë sulmuesit e KFOR-it fillimisht e pastaj edhe sulmuesit e gazetarëve, mua më bëjnë të besojë se Policia e Kosovës tashmë veriun, për herë të parë, e ka në kontroll të plotë”, tha Raci në Rubikon në Klan Kosova.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se kjo mund të shihet edhe si sinjal që Serbia mund t’i kthehet dialogut në Bruksel, teksa shtoi se Kosova va ka qenë konsistente në qëndrimin e saj në luftën ndaj bandave në veri.

“Kjo tregon që Kosova është për dialog, e në anën e kundërt e ke Serbinë e cila edhe në këto momente refuzon t’i kthehet dialogut sepse duket që Vuçiqi është duke planifikuar ta çojë Serbinë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe atij i duhet një betejë politike”, tha Raci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera