Lajme

Kusari-Lila: S’ka dyshime që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 14 October 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, ka ritheksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tutje tha se procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën evet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh.

“S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë. Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera