Lajme

Pamje: Lajçak e Vuçiq s’i japin çehre njëri-tjetrit në takim – Presidenti serb ia lë disa letra përpara

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 10 Shtator 2024

Po vazhdon takimi i të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq e priti Lajçakun në takim në Presidencën e Serbisë, ndërsa pas bisedës nuk është planifikuar që ai të flasë për media, raportojnë mediat në Beograd.

“Kosovo Online”, mediumi serb në Kosovë i kontrolluar nga Beogradi ka publikuar fotografi nga takimi, ku shihet Vuçiq teksa ia vë Lajçakut përpara disa letra.

-Advertisement-

Diplomati sllovak njoftoi se do ta vizitonte Beogradin për ta përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Javën e kaluar, me të njëjtin qëllim, ai vizitoi Prishtinën, ku tha se është dakorduar një datë për një takim ndërmjet kryenegociatorëve.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy