Raporti i KDI: Deputetët munguan 525 herë në 29 seanca
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 10 September 2024
Kuvendi i Kosovës gjatë këtij sesioni ka shënuar një rënie në aktivitetin e tij ku për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca.
Nga janari deri në fund të muajit korrik, Kuvendi zhvilloi 29 seanca, 10 prej të cilave ishin seanca plenare, kurse për shkak të mungesës së kuorumit kishte 7 vazhdime të këtyre seancave. Kështu u tha në raportin vlerësues të Institutit Demokratik të Kosovës.
Aty u tha se përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të KDI-së për planifikim më të mirë dhe racional të punës, rendi i ditës për të gjitha seancat e rregullta ishte i stërngarkuar dhe nuk arriti të trajtohet asnjëherë në tërësi.
Si rezultat, pikat e rendit të ditës kanë vazhduar të barten nga seanca në seancë. Shkak kryesor për mosrealizim të rendit të ditës mbetet mungesa e kuorumit të nevojshëm. Vetëm në këtë sesion deputetët munguan 525 herë, apo mesatarisht për çdo seancë munguan 24,3% e deputetëve.
Hulumtuesja e lartë në KDI, Violeta Haxholli, tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar një rënie në aktivitetin e tij, duke vënë theksin se për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca.
“Gjatë këtij sesioni kuvendi ka shfaqur mangësitë e zakonshme, seanca të cilat janë zhvilluar apo kanë përfunduar shume herë në mungesë të kuorumit, deputetët të cilët kanë munguar duke pamundësuar përfundimin e seancave, mbikëqyrje e ulët dhe pak ligje në krahasim me sesionet e kaluara. Gjatë këtij sesioni, kuvendi ka mbajtur gjithsej 29 seanca, 10 prej tyre ishin seanca plenare, 6 të jashtëzakonshme dhe 6 seanca solemne”.
“Shqetësuese ka qenë që për 13 javë, Kuvendi nuk ka mbajtur fare seancë për shkak të mungesave të deputetëve shumica e seancave nuk janë përfunduar dhe kjo ka vazhduar në vazhdim të seancave dhe grumbullim të pikave të rendit të ditës, kështu çdo seancë ka pasur një agjent të stërngarkuar dhe nuk ka arritur të përfundohet”.
“Për gjatë sesionit janë miratuar 36 projektligje, 35 prej tyre projektligje dhe një projektkod. Numër ky që është më i ulët se në sesionin e ngjashëm pranveror të vitit 2023 kur ishin miratuar 44 projektligje, shprehur në përqindje, kuvendi ka përmbushur agjendën në 28 për qind por e cila përfshinë projektligje që janë grumbulluar ndër vite. Vetëm tre projektligje që janë miratuar nga sesioni pranveror janë të agjendës së qeverisë të vitit 2024 që do të thotë që vetëm një për qind e agjendës legjislative së qeverisë është përmbushur dhe 99 për qind e kësaj agjende mbetet për trajtim gjatë sesionit vjeshtor”, u shpreh ajo.
Sa i përket mbikëqyrjes parlamentare, Haxholli shtoi se gjatë këtij sesioni nuk u ftua asnjë herë në raportim Kryeministri dhe nuk u organizuan interpelanca.
“Megjithatë, deputetët parashtruan 110 pyetje për Qeverinë, ndonëse numri i pyetjeve krahasuar me sesionin pranveror të vitit të kaluar ishte më i ulët. Pyetjet u përsëritën disa herë për shkak të mungesës së përgjigjeve nga ana e ministrave, duke çuar në rritje të numrit të pyetjeve të parashtruara. Qeveria në përgjithësi ofroi vetëm 33 përgjigje, ndërsa përgjigje nuk kanë ofruar Kryeministri Kurti të cilit i janë parashtruar pyetje 36 herë dhe disa nga ministrat e kabinetit si, ministri Xhelal Sveçla, ministrja Arbërie Nagavci e ministrja Rozeta Hajdari. Ministri Hekuran Murati ka ofruar vetëm dy përgjigje ndonëse i janë parashtruar pyetje 28 herë”, tha ajo.
Haxholli foli gjithashtu edhe për temat kryesore gjatë këtij sesioni, ndërsa prej tyre u veçuan diskutimet rreth Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, Projektligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfundimi i draftimit të Kodit të Sjelljes nga Komisioni për Legjislacion, por i cili ende pret miratimin përfundimtar në seancë.
“Puna e 14 komisioneve parlamentare gjatë sesionit pranveror u kornizua në gjithsej 193 mbledhje në të cilat janë përfshirë edhe dëgjimet publike dhe dëgjimet mbikëqyrëse. Ndërsa komisionet hetimore mbajtën 36 mbledhje. Komisionet ftuan në raportim 15 herë përfaqësuesit e ekzekutivit, mesatarisht një raportim për komision. Gjatë sesionit kanë vazhduar punimet për rikthimin e sistemit të votimit elektronik pas plot 3 viteve qëkur ai ishte jashtë funksionit. Kjo ka bërë qe edhe në këtë sesion të votohet “me dorë” gjë që në disa raste ka vënë në dyshim numërimin e saktë të votave. Në anën tjetër, disa nga komisionet vazhduan të mos publikojnë procesverbalet dhe transkriptet nga mbledhjet e komisioneve, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit. Ndërsa, Kuvendi vazhdoi të mos publikojë asnjë informacion lidhur me mbledhjet e komisioneve ad-hoc dhe hetimore. Në javën e fillimit të sesionit vjeshtor, KDI kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë që kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e mëhershme, me planifikim të mirëfilltë të seancave dhe organizim të seancave çdo javë, pjesëmarrje të rregullt të deputetëve në punimet e Kuvendit, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, rol më aktiv të kryetarit të Kuvendit në zbatimin e Rregullores, dhe garantimin e transparencës së Kuvendit ndaj publikut”, deklaroi Haxholli.
Në fund, KDI kërkoi nga Kuvendi që ta miratojë gjatë sesionit vjeshtor edhe Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili për disa muaj po pret miratimin përfundimtar.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































