Lajme

Kurti: VV-ja nuk ka vija të kuqe për AAK-në e NISMA-n!

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 13 June 2017

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni edhe me AAK-në e NISMA-n parti këto që kanë lidhur koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Kjo pasi që sipas Kurtit VV-ja është e interesuar për një koalicion të gjerë.

“Unë nuk them që shteti është i kapur nga AAK-ja. Unë besoj që  z. Haradinaj ka dallime shumë të mëdha sa i përket demarkacionit e zajednicës me udhëheqësin e PDK-së”, tha ai.

-Advertisement-

Ish-lideri i VV-së, Kurti në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka kritikuar PDK-në duke thënë se do të mbetet e papërmirsueshme pa kaluar në opozitë.

“PDK-ja nuk mund të bëhet asnjëherë siç e ka emrin demokratike dhe e Kosovës përderisa nuk kalon në opozitë. Deputetët që janë brenda PDK-së mund të vijnë në Vetëvendosje, nuk dua të cek kush, por ne i japim qasje të gjithëve”, u shpreh ai.

Kurti ka thënë se është Nait Hasani, e disa deputetë tjerë janë ndryshe prej të tjerëve.

“Nëse ka individë në PDK të cilët e shohin të pamundshëm reformimin atëherë le të dalin prej aty”, ka thënë ai.

Më tej Kurti, ka mohuar se ka pasur takime me zyrtarë të LDK-së për të diskutuar çështjen e koalicionit, por ai ka shtuar se takime të ngjashme do të ketë në ditëve në vijim.

“Jo nuk kam pasur takim, por besoj që ne ditët në vijim duhet t’i shpejtojmë ato. Situata me duket bukur e ngjashme me Maqedonin ku VRMO-ja nuk arriti ta formojë qeverinë dhe ju dha radha social demokratëve”, ka thënë Kurti.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, VV-ja është subjekti më i madh politik në vend për nga numri i votave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera