Lajme

Kurti viziton Prizrenin: Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Prizrenin. Vizitën e filluan tek Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren dhe aty i shprehën urimet për festën e Bajramit.

Kurti thotë se vizitat i vazhduan në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, duke filluar nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike.

“Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë. Përmes programit qeverisës kemi zhvilluar projekte të shumta të restaurimit, ndërsa funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është hapi ynë i radhës. Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri tregon që në Kinemanë “Lumbardhi”, kanë ndjekur koncertin “Harmonia e Kulturave”, me interpretimin e trios Rejhan Kodrazi, soliste, Eda Vllaço, piano, dhe Avni Thaqi, violinë, të cilët sipas tij po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në skenën ndërkombëtare.

“E kur jemi te sukseset e skenës kulturore, i pamohueshëm është kontributi i Festivalit të filmit dokumentar “Dokufest”. Me përfaqësuesit e festivalit diskutuam rreth edicionit të sivjetëm, i cili mbështetet nga Qeveria me 100 mijë euro. Vetëm në thirrjen e fundit kemi ndarë rreth 3.5 milionë euro për organizata të kulturës dhe artistë të pavarur”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Ai shton se Kosova ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, ku në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, “po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera