Lajme

Kurti thotë se janë të angazhuar që në 36 orët e mbetura të arrihet zgjidhja për targat

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 22 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot para mediave se të gjithë janë shumë të angazhuar që në 36 orët e mbetura që të arrihet zgjidhja për targat.

Ai tha se nuk po dëshiron ta mendojë mundësinë e mosarritjes së zgjidhjes, njofton Klankosova.tv.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.

-Advertisement-

Ndryshe, pas takimit rreth 8 orësh gjatë së hënës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët nuk arritën të merren vesh as për çështjen e targave.

Mirëpo, të njëjtën ditë veçse në mbrëmje, ShBA-ja kërkoi nga qeveria ta shtyjë vendimin për 48 orë, për çka edhe u pajtua Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera