Lajme

Kurti: Të gjithë ministrat do të më sjellin 4 ose 5 të arriturat për një vit e gjysmë qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 14 September 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se javën tjetër të gjithë ministrat duhe t’i sjellin pesë të arriturat gjatë këtij një viti e gjysmë qeverisje.

Këtë Kurti e tha në konferencë për media, derisa tha se para se të vinte aty, diskutoi këtë gjë me ministrat menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë.

“U vonuam se patëm diskutim me ministrat që për javën e ardhshme secili t’i sjellë 4 apo 5 të arriturat kryesore për një vit e gjysmë. Nesër një javë, në ora tetë të darkës bëhen një vit e gjysmë që Qeveria jonë është zgjedhur. U kam thënë ti permendin edhe 4-5 të arriturat kryesore, që janë të këqijat që janë ndalur, sepse disa të mira vijnë pse jane ndalur disa të këqija, por duhet të kenë edhe të mira që s’janë fare në raport me të keqen, dhe i kam kërkuar të dyja keto”, tha Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera