Lajme

Kurti takon Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 14 April 2022

Në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë takimit Kurti vlerësoi procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai konfirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Në takim gjithashtu u bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial. U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera