Kurti takohet me pjesëtarë të mërgatës në Austri: Shikoni mundësitë e investimit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 14 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Austri.
Përgjatë kësaj vizite atje, Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Po ashtu pak më parë, Kurti është takuar me pjesëtarë të mërgatës atje.
Ai i njoftoi me zhvillimet e fundit në vend, reformat e ndërmarra dhe me punën e deritanishme të Qeverisë, teksa diskutuan për zhvillimin e vendit, përfshirjen dhe rolin aktiv të mërgatës në atë drejtim.
“Kryeministri i falënderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe të gjithë diasporën për angazhimin e palodhshëm dhe kontributin e vazhdueshëm. Ai u shpreh se diaspora është pjesë përbërëse e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit, dhe i ftoi që së bashku me partnerët e tyre të biznesit të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
“Rikujtojmë se javën që lamë pas u lansua Programi për Diplomaci Qytetare nëpërmjet të cilit 10 profesionistë të rinj të përzgjedhur nga diaspora, për 6 muaj do të angazhohen në projekte të ndryshme të MPJD-së, me qëllim rritjen e përfshirjes së diasporës në diplomaci publike”.
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...