Kurti: Sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 02 October 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bazuar në të gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist serb në fshatin Banjskë, ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut.
Në rrjetin social X, Kurti tha të hënën se sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme, e sipas tij, do të pasonte krijimi i një korridori për të mundësuar furnizimin me armë e trupa.
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Të dielën kur u bë një javë nga sulmet serbe në Banjskë, Kurti ka shkruar se sulmet ishin të orkestruara nga shteti i Serbisë.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka thënë ai.
Në këtë sulm të armatosur kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku e ishin plagosur disa zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa janë vrarë të paktën tre serbë të armatosur.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas koh...
-
Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albi...
-
Raportohet për zjarr*vënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë
Raportohet se qytetarët kanë njoftuar dhe publikuar një video per nje zjarrve...
-
Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE
Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e...
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...