Lajme

Kurti: Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 18 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai e ka cilësuar si proces tejet të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët.

“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftuar.

“Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare. Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor”, ka shkruar kryeministri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera