Lajme

Kurti: Progresi ekonomik nuk është rastësi por rezultat i qeverisjes së mirë

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 08 October 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për progresin ekonomik të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se progresi ekonomik ka ardhur si rezultat i subvencvionimit të bizneseve dhe mbështetjes së Qeverisë për zgjerim të kapaciteteve të bizneseve.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Po ashtu ai shtoi se rritja e eksportit pa dyshim nënkupton edhe rritje të aktivitetit ekonomik dhe punësimit në vend.

“E rritja e eksportit pa dyshim nënkupton edhe rritje të aktivitetit ekonomik dhe punësimit në vend. Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9% krahasuar me vitin 2020. Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë”, ka shkruar tutje Kurti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera