Lajme

Kurti pret në takim ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes që udhëhoqi në kohën e bombardimeve të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 15 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-ministrin gjerman të mbrojtjes, Rudolf Scharping. Scharping ka udhëhequr me forcat e armatosura gjermane gjatë fushatës ajrore të NATO-s. Ai i kishte cilësuar ato si legjitime dhe si ndërhyrje humanitare për të shpëtuar shqiptarët nga dëbimi i dhunshëm dhe spastrimi etnik.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në këtë takim është folur për marrëdhëniet e mira mes Republikës Federale Gjermane dhe Republikës së Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë:

-Advertisement-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Kryeministri shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik dhe një aleat të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë. Ai e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen z. Scharping për kontributin e madh që ka dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Rudolf Scharping ka qenë ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2002. Ai ka udhëhequr me forcat e armatosura të Gjermanisë gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe. Z.Scharping i cilësonte sulmet ajrore legjitime dhe ndërhyrje humanitare për të shpëtuar shqiptarët nga dëbimi i dhunshëm dhe spastrimi etnik i Kosovës që po e zbatonte regjimi i Serbisë.

Për masakrat e forcave serbe kundër popullatës shqiptare z. Scharping ka shkruar librin “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, dhe u shkëmbyen mendime e ide për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera