Lajme

Kurti: Po ta dinin deputetët se s’do të kishte liberalizim, nuk do ta ratifikonin demarkacionin me Malin e Zi

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 23 February 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti tha se deputetët po ta dinin se s’do të bëhej liberalizimi, nuk do ta ratifikonin atë.

“Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018-të që edhe pas ratifikimit nuk do të ketë liberalizim të vizave nuk do t’i kishte 80 vota. Një votë po të mungonte nuk do të bëhej”, tha Kurti.

-Advertisement-

“I kemi pasur dy komisione me misione të ndryshme. Komisioni i Malit të Zi e ka pasur caktimin e kufirit, Komisioni i Kosovës e ka pasur mision shënjimin e kufirit. Ne kemi thënë se duhet të presim pak se duhet korrigjim para se të bëhet”, tha ai.

“Unë nuk dua ta bartë gabimin e qeverive të kaluara. Ne do ta presim momentin e përshtatshëm që ta bëjmë korrigjimin. Tani në Podgoricë e kemi një kryeministër në detyrë dhe së shpejti do të ketë edhe zgjedhjet për president”.

Shefi i Qeverisë së Kosovës shtoi se do të gjendet një moment i përshtatshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera