Lajme

Kurti: Përveç meje, e pashë që edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 24 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vizitën e të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës.

Kurti u përgjigj me ironi, duke thënë se e ka parë dje që përveç tij, malli për opozitën e kishte marrë edhe Escobarin.

“E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një çështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu kemi pozitë e opozitë”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se është e vërtetë që s’e ka takuar opozitën prej se kuvendi ka shkuar në pushim, teksa shtoi se nuk beson se duhet të kthehen nga pushimi që të takohen bashkë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera