Kurti për tensionet në veri: Ka rrezik, nuk kam frikë, por jam i brengosur e shqetësuar
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 05 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për tensionet në veri, tha se ka rrezik, mirëpo nuk është i frikësuar, por i brengosur.
Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se ka rrezik pasi që kemi të bëjmë me Serbinë e cila nuk është penduar për krimet që i ka kryer në Kosovë.
“Nuk kam frikë unë. Jam i brengosur, jam i kujdesshëm, jam i shqetësuar sepse ky është pjesë edhe e përshkrimit të vendit tim të punës, mirëpo nuk kam frikë?”.
“Po ka rrezik. Rrezik ka, sepse është Serbia. Jo sepse jam unë. Rrezik është sepse është Serbia në anën tjetër e cila nuk është penduar për krimet, nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës dhe në vitin që porsa lamë pas i ka bërë tri marrëveshje shumë të rëndësishme me Rusinë. E para është ajo për blerjen e gazit më së liri në Evropë, E dyta është ajo për koordinim në politikën e jashtme ndërmjet (Nikola) Selakoviçit dhe (Sergey) Lavrovit në Neë York në margjinat e AP të OKB-së. Dhe e treta është që njeriun më prorus në Serbi, politikanin më prorus në Serbi, e barti shef të shërbimit sekret, Aleksandar Vulinin, përndryshe i njohur si zëvendëspresident i partisë së gruas së (Sllobodan) Millosheviçit.
Domethënë, unë nuk e di çka duhet të ndodhë më shumë që të kuptojmë se me çfarë Serbie kemi të bëjmë. Dhe në këtë situatë duhet të bëhemi bashkë kundër një Serbie të tillë që është më agresive dhe armiqësore se çdo herë më parë prej se kemi shpallë pavarësinë, në vend se të këqyrim të gjejmë papërsosuri brenda Kosovës së shumëvuajtur, që më në fund po ka zhvillim ekonomik dhe demokratik, pavarësisht mosnjohjes së Serbisë. Pra, ne duam njohje reciproke, por ndërkohë që nuk kemi njohje reciproke, ne duhet të zhvillohemi”.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...