Kurti për ngarkesën e lëndëve gjyqësore: Ndërmjetësimi një zgjidhje efikase
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 04 September 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar rëndësinë e ndërmjetësimit si një mjet sipas tij efikas dhe i shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Duke u fokusuar në sfidën e ngarkesës së lartë të lëndëve në gjykatat e vendit, Kurti theksoi se rreth 90% e rasteve të ndërmjetësimit përfundojnë me sukses, që sipas tij ofron një alternativë të vlefshme ndaj proceseve të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore
Kurti tha se që nga viti 2021 deri në vitin 2023, ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve të referuara për ndërmjetësim nga gjykatat e Kosovës. Sipas tij, vetëm gjatë kësaj periudhe, janë referuar 5,424 raste penale dhe 6,633 raste civile për zgjidhje në ndërmjetësim. Kurti theksoi se ky progres është rezultat i politikave të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat kanë synuar të sigurojnë një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët.
“Ky progres i Ndërmjetësimit është rezultat i politikave të zbatuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat kanë siguruar një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët tanë. Andaj, ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, të drejtë dhe të shpejtë, duke kontribuar kështu edhe në lehtësimin e barrës së gjykatave. Ndërmjetësimi është zgjedhja e mençur për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...