Lajme

Kurti: Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 26 October 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti serb Vuçiq nuk ka pasur gatishmëri për të nënshkruar propozimin e pranuar më 21 tetor.

“Sot u takova me Presidentin Macron, Kryeministren Meloni, Kancelarin Scholz, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special për Dielog Lajçak”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kurti tha se ka ofruar ta nënshkruaj propozimin e Bashkimit Evropian, por shtoi se Vuçiq kërkoi të anulonte tre parime të marrëveshjes.

-Advertisement-

“Kosova ka pranuar dhe miratuar Marrëveshjen Themelore dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin e BE-së të 21 tetorit. Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të Marrëveshjes Themelore, Aneksin dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti theksoi përseri se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë.

I falënderova secilin për përpjekjet e tyre. Kosova ka miratuar Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e saj, që është një vepër për Kosovën dhe BE-në. Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë së Kosovë është parësore, siç është edhe mbajtja e Serbisë përgjegjëse”, deklaroi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera