Lajme

Kurti pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron me Danimarkën

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 03 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas një ngjarje tragjike që ka ndodhur në një qendër tregtare në Danimarkë, ku një person ka vrarë disa persona me armë zjarri.

Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e dashur nga kjo ngjarje, ndërsa ka thënë se Kosova qëndron me Danimarknë.

“Zemrat tona janë me popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Mendimet tona shkojnë për ata që janë prekur nga ngjarja e dhunshme me viktima masive në një qendër tregtare në Kopenhagë. Ngushellime familjeve qe kane humbur njerezit e dashur. Kosova qëndron fort me Danimarkën”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Kujtojmë se një 22-vjeçar i cili është arrestuar më pas nga Policia, ka hapur zjarr në një qendër tregtare të mbushur me njerëz, deri tani nuk dihet numri i viktimave, por POlicia ka konfirmuar se janë disa të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera