Ekonomi

Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 01 Korrik 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka rikujtuar se paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, duke theksuar se ndryshimi i fundit para ardhjes së qeverisë së tij ishte bërë në vitin 2011.

“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro, varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se gjatë mandatit të qeverisë së tij paga minimale është rritur në disa faza, duke kaluar nga 130 dhe 170 euro në 250 euro, më pas në 350 euro, në 425 euro dhe tani në 500 euro.

Sipas Kurtit, kjo përbën trefishim të pagës minimale krahasuar me periudhën para qeverisjes së tij.

“Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale. Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy