Lajme

Kurti nuk heq dorë: Vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, nuk e mohoj që s’janë të lidhura

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 22 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar edhe një herë sipas tij pikën 7 të marrëveshjes kornizë për të cilën u arrit pajtueshmëri por nuk nënshkrua këtë të shtunë në Ohër.

Sipas Kurtit në pikën 7-të të kësaj marrëveshje nuk është pranuar Asociacioni, dhe se vetëmenaxhimi nënkupton vetë menaxhimin e komuniteteve dhe jo komunave, shkruan Gazeta Infokus.

“E dyta është që në pikën 7 ta marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetë menaxhimit të komunitetit serb, thuhet komunitetit serb nuk thuhet komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale, komunat janë njësi territoriale dhe administrative, pra nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme te palidhura por s’janë as e njëjta gjë. Unë e kam thënë në Kuvendin e Kosovës nga pikëpamja ime e fuqishme edhe juridike jo vetëm politike, kur themi komuniteti serb atëherë automatikisht shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas Këshillit të Evropës”, ka thënë në një konferencë për media./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera