Lajme

Kurti mbërriti i buzëqeshur në Kuvend, s’i bën përshtypje zhurma e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 05 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend, pas takimeve që pati dje në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e emisarin Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Në kohën kur Kurti arriti në kuvend, deputetët e opozitës ishin duke protestuar me shishe të qelqit duke krijuar zhurmë që të mos lejohen deputetët e pozitës të flasin.

Kurti në këtë kohë shihej i buzëqeshur teksa menjëherë u drejtua që t’i flas kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Në mungesë kuorumi, Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 12:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera