Lajme

Kurti: Ky është sulm kriminal nga banda profesionale, qëllimi ishte ta linin Kosovën pa ujë dhe energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 29 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pëpr shpërthimin në Iber Lepenc në Zubin Potok.

Kurti ka thënë se ky ishte një sulm kriminal ndaj Kosovës që u bë nga banda profesionale që për qëllim kishin ta linin Kosovën pa ujë dhe energji elektrike, shkruan Gazeta Infokua.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, dhe pa dyshim që ishte tendencë ta lënë vendin pa ujë dhe energji elekrtike.. Sulmi është kryer nga profesionistë i cili është sulmi i dytë dhe ne mendojnë që është bërë nga badna të lidhura ngusht me qeverinë serbe.. Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa ujë dhe energji elektrike qysh nga nesër në mëngjes”, ka thënë Kurti në konferencën e jashtëzakonshmë për media pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

-Advertisement-

Tashmë në Zubin potok kanë filluar sanimet e dëmit që erdhi si pasojë e shpërthimit./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera