Lajme

Kurti: Jam kurreshtar ta di cili gjyqtar e la në arrest shtëpiak Pantiqin e akuzuar për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 28 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për terrorizëm.

Pak më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se Pantiqit i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se ka dëgjuar se meqenëse Pantiq ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme shëndetësore, do të mund të dërgohej në spital, çka Kurti tha se është e kuptueshme, por kryeministri ka shtuar se është kurioz të dijë se cili prokuror bën kërkesë për arrest shtëpiak të një të dyshuari për terrorizëm dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon këtë.

-Advertisement-

“Nuk e di çështjen gjyqësore procedurale te atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinjë për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar, në qëndrim të paraburgimit, ai ka statusin e të paraburgosurit. është i pandehur për terrorizëm. Ajo qe kam dëgjuar meqenëse ishte ne greve të urisë dhe kishte probleme me zemër, do mund të dërgohej në spital, qe është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësor,  mirëpo kur ke një akuze për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak jam kurreshtar të di cili është ai prokuror që e bënë këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha Kurti.

Ndryshe, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë se ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë Pantiqit t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha ajo për Reporteri.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera