Lajme

Kurti i tha Gashit i papjekur, reagon Abdixhiku: Ruaje qetësinë – po prodhon material për TikTok

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 13 February 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është ankuar se deputeti i LDK-së Arben Gashi po e pengon gjatë fjalimit të tij për këtë arsye e ka quajtur të “papjekur”.

Prandaj, kryeministri Kurti i ka kërkuar deputetit Gashi që të mos ia ndërprejë fjalën.

“Nuk po e shohin qytetarët se është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu, duhet të pres që të ndaleni, për mua deputeti Gashi vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më nderpreni, saherë e doni fjalën e merrni, por mos më ndërpreni se qytetarët nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im ka pauza sepse duhet të qetësohet njëri”, i tha Kurti-Gashit.

-Advertisement-

Më pas fjalën e mori kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i kërkoi Kurtit që ta ruajë qetësinë kur flet me deputetët e LDK-së.

“Kryeministër të ftoj që kur komunikon me deputetët e LDK-së të ruash qetësinë dhe për hir të informimit publik është pjesë debatit parlamentar të rregullt shumë më pak sesa ministrat e tij flasin këtu sa herë që dalin. Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok, kështu bëri edhe sot.Kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore sepse është në transformim të pozicioneve të tij, prandaj po humb qetësine dhe argumentet”, u shpreh Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera