Lajme

Kurti e Sveçla sot lavdëruan punën e policëve, por dikur i sulmonin ata (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 06 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, lavdëruan punën e kësaj të fundit.

Kurti sot u shpreh se angazhimi i policisë nuk ka pushuar asnjëherë, derisa Sveçla tha se zyrtari policor është çdo ditë e çdo orë në shërbim të komunitetit për të ofruar siguri, rend dhe ligj, përcjell Klankosova.tv.

Por, qasja e tyre ndaj policëve nuk ishte gjithmonë e tillë.

-Advertisement-

Kur Vetëvendosja ishte në opozitë, në protestat e organizuara shpesh eskalonte situata, madje edhe kishte sulme ndaj policëve, siç është gjuajtja me gurë e objekte të ndryshme.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla ishin ndër personat që bënin pjesë në sulmin ndaj policëve.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga momenti kur Sveçla gjuan me gurë drejt policisë:

Ndërkaq, më poshtë mund të shihni pamje të tjera të aksioneve të eskaluara të VV-së, të udhëhequra nga Albin Kurti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera