Lajme

Kurti e lë të mërkurën për të folur rreth takimit të 18 gushtit

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 22 August 2022

Kryeministri Albin Kurti nuk do të deklarohet deri pasnesër rreth takimit të javës së kaluar në Bruksel.

Kështu së paku ka thënë Zëdhënësi i tij.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Përparim Kryeziu.

-Advertisement-

Vuçiq dje ka dhënë një version të tij rreth bisedave me Kurtin të enjtën që shkoi në Bruksel, duke thënë se Kryeministri i Kosovës ka shpalosur propozimet për marrëveshje me Serbinë.

Ai ka shtuar se Kurti ka hedhur gjashtë propozime në tavolinë.

E para, sipas asaj që tha Presidenti serb, është njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

E dyta, kompensimi i Kosovës për dëmet njerëzore dhe materiale që i ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit. E treta është bashkëpunimi i ndërsjellë, ndërsa tjetri propozim është njohja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, ashtu siç u njihen serbëve të Veriut.

Pika e pestë, që Vuçiq thotë se e ka propozuar Kurti, është rishqyrtimi i marrëveshjeve që janë arritur deri tash.

Dhe e fundit, është marrëveshja finale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera