Lajme

Kurti e konfirmon dorëheqjen e ministrit Latifi, tregon kush do ta zëvendësojë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 07 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ish ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili dha dorëheqje të enjten me 6 tetor.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit ku thuhet se Kurti i shprehu mirënjohje Latifit për punën dhe kontributin e tij.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë.  Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Derisa është konfirmuar se në pozitën e tij si ushtruede e detyrës së ministres do të jetë, Dafina Gexha-Bunjaku.

“Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë. Njëkohësisht, Kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ish ministri në letrën e dorëheqjes ka thënë se ka lënë edhe një raport për të gjithë të gjeturat e tij në sektorin e shëndetësisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera