Lajme

Kurti e emëroi zëvendësministër, anëtari i VV-së: Nder për mua që t’i shërbej vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 01 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka emëruar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta Infokus.

Pas pozitës së marrë , Vokrri është shprehur se është nder për të që t’i shërbejë vendit.

Ai tha se ndihet i privilegjuar që të jetë pjesë e një kabineti qeveritar siç u shpreh ai me mbështetje kaq të gjerë popullor.

-Advertisement-

“Do të jetë nder për mua që t’i shërbej vendit tonë edhe më sistematikisht në këtë sferë të rëndësishme të organizimit shtetnor e me të cilën jam i familjarizuar përmes mandateve të fituara dhe ushtruara pas dy palë zgjedhjeve të fundit lokale”, ka shkruar Vokrri në Facebook.

Gjithashtu, Vokrri u shpreh se do të jetë i hapur për sugjerime, këshilla dhe kritika.

“Kjo datë koincidon me 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me Kryeministrin e tashëm – liderin studentor të atëhershëm. Ndihem i privilegjuar që të jem pjesë e një kabineti qeveritar me mbështetje kaq të gjerë popullore dhe njëkohësisht jam i vetëdijshëm për pritshmërinë po ashtu të lartë të qytetarëve për një qeverisje efikase. Andaj ju siguroj që sikur deri më tani, edhe tash e tutje do të jem i hapur për sugjerimet, këshillat dhe kritikat tuaja”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE: Hoqi dorë nga gara për kryetar të Qendrës së VV-së në Prishtinë, Kurti e emëron zv.ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kujtojmë se Vokrri në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 ishte kandidat i VV-së për Kuvend Komunal në Prishtinë.

Derisa në muajin e kaluar ai njoftoi se kishte hequr dorë gara për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Vokrri pati thënë se po tërhiqet nga kjo garë për të eliminuar përçarjen brenda kësaj partie.

“Në këshillim me aktivistët u pajtuam se jemi në një kohë kur duhet evituar mundësia e përçarjeve dhe e polarizimeve si dhe kur duhet shmangur çfarëdo fushate eventuale negative e cila s’ka ndodhur më herët e s’bën të ndodhë as tani. Në këtë frymë unë e takova edhe kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të cilin njihemi e bashkëpunojmë qe më tepër se 25 vjet. Biseduam për gjendjen organizative të subjektit tonë por po ashtu edhe për situatën e përgjithshme në vend. Atij ia kumtova edhe qëndrimin tim – që e konsideroj si hap më të dobishëm tërheqjen nga kandidimi për kryetar të QPR. Protagonizmi në një fitore apo humbje përçarëse nuk i shërben askujt në këtë mes”, pati shkruar Vokrri në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera