Lajme

Kurti: Do t’i përgjigjemi Presidentit, edhe pse është nxituar

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 09 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth planit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për formimin e qeverisë së re pa zgjedhje.

Kurti ka thënë se Presidenti është nxituar, mirëpo sipas tij do ti kthejë përgjigje atij, shkruan gazeta inFokus.

“Besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se nuk do ta lë pa përgjgije presidentin por që tani prioritet është lufta kundër koronavirusit.

“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e coronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër cornavirusit dhe pasi të kalon kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”, deklaroi Kurti në RTV21./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera