Lajme

Kurti: Dëm që nuk u nënshkrua marrëveshja sot, Vuçiq nuk ishte i gatshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 27 February 2023

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit trepalësh në Bruksel.

“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. unë qysh mëherët apta thënë që bazë e mirë për diskutime tjera. tash do të ecim për planin e zbatimit. do të ketë takim të radhës në mars. jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimin do ta publikojnë tani. është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskuthet publikisht.

-Advertisement-

Asociacioni është neni 10. fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë gjë tashmë jam përgjigjur

Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera