Kurti takon ministrin e Jashtëm të Emiratëve të Bashkuara Arabe, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 28 September 2024
Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, ata diskutuan “mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”.
“Kryeministri Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.
Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Kurti e njohu Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët.
Të tjera
-
Gërvalla flet për takimet më mërgatën : Policia gjermane iu lut njerëzve që të prisnin jashtë sepse salla nuk i nxinte më shumë se njëmijë ulëse
Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje organizoi dy tubime me mërgatën n...
-
Tahiri për shujtat e FSK-së: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryemi...
-
Nga janari deri në shtator, 70 të vdekur në aksidente trafiku
Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në Kosovë 70 përsona kanë h...
-
Limaj në malet e Karadakut me “personalitete të dëshmuara” që thotë se “po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë”
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar fotografi me “ba...
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për ushqimin në FSK, do të propozohet një rezolutë
Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, p...
-
Haziri: Një shtet pretendent për të hyrë në NATO s’po mundet t’ia sigurojë pasulin ushtrisë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se nj...
-
Tryeza e Samitit të 10-të të Procesit të Berlinit, nga temat kryesore të takimit do të jetë marrëveshja e CEFTA-s
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të ulen të hënën në Tryezën, për të avancua...
-
Vetaksident fatal me motor, një person humb jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në au...
-
Musliu Shoshi: Kurti po bën fushatë me paratë e qytetarëve, nga kjo qeveri jemi të vjedhur dhe të sharë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, p...
-
Murati: Raporti i ASK-së konfirmon rritjen e pagave
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se të dh...
-
Rritet numri i aborteve me vetëdëshirë
Gjatë këtij viti është rritur numri i grave që kanë kryer abort me vetë-dëshi...
-
Afrimi i ushtarëve 50 metra afër kufirit me Kosovën, Serbia pretendon se “po pengonin kontrabandën me drunj”
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka pretenduar se lëvizja e trupave serbe afro...