“Kur klienti quhet Bundeswehr, vihen çmime të tjera”, paralajmërim për shtrenjtim të armatimeve në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 24 June 2026
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra-miliarda euro për mbrojtjen. Ekspertët e buxhetit paralajmërojnë për rrezikun e çmimeve të fryra dhe shpërdorimeve.
Në kushtet e rritjes së madhe të buxhetit të mbrojtjes, ekspertët financiarë në parlamentin gjerman, Bundestag, dhe Enti Federal i Kontrollit të Shtetit dhe Auditimit paralajmërojnë për çmime të fryra të industrisë së armatimeve. Në këtë sektor ekziston një prirje e fortë për të rritur çmimet, tha për agjencinë Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND) raportuesi i SPD-së për buxhetin e mbrojtjes, Andreas Schwarz.
“Kur klienti quhet Bundeswehr, vihen çmime të tjera,” tha ai.
Dyfishimi i çmimit për kontejnerët e karburantit
Politikani i partisë së Gjelbër për çështjet e buxhetit, Sebastian Shefer, kritikoi kostot e projekteve për prokurimet e ushtrisë gjermane Bundeswehr, të cilat në krahasim ndërkombëtar janë pjesërisht tepër të larta. Si shembull, të dy politikanët përmendën kontejnerët e karburantit për trupat e Bundeswehrit, ku nuk është e qartë se nga kanë ardhur rritjet e mëdha të kostove.
Sipas njoftimeve të RND-së brenda katër viteve çmimi për njësi është dyfishuar, nga 142.000 në rreth 291.000 euro. Për këtë arsye ekspertët e buxhetit e kanë bllokuar përkohësisht vazhdimin e porosive për kontejnerë karburanti. Një nga shkaqet për këtë zhvillim është mungesa e konkurrencës, tha Schwarz. Ai kërkoi që në të ardhmen kjo duhet të kontrollohet më rreptësisht përmes ligjit të konkurrencës.
Edhe Enti Federal i Kontrollit të Shtetit dhe Auditimit tha se fondi i posaçëm për ushtrinë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e çmimeve. Nëse një organizatë ka shumë më tepër para në dispozicion brenda një kohe të shkurtër, rritet rreziku i shpenzimeve joefikase, thuhet në një raport të posaçëm të majit 2025./DW

T� tjera
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...


































