Sport

Kupa e Kosovës: Rezultatet pas pjesve të para

Autori: Erion Maliqaj 13:25 | 08 December 2018

Nga ora 12:30, kanë nisur 4 duelet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kryendeshja po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku Liria po luan përballë kampiones vjeshtor Prishtinës. Pas 45 minutave të parë Prishtina është në epërsi 2-0 më golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Ergyn Ahmeti.

Ndeshje tjetër interesante po luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku Besa është nikoqire e Vëllaznimit. Rezultati pas pjesës së parë është 0-0.

-Advertisement-

Drita është duke luajtur ndaj Minatorit ku rezultati është 2-1 për Dritën. Lorik Dobratiqi kaloi në epërsi Minatorin, ndërsa Bujar Shabani e  Arbër Shala e rikthyen rezultatin.

Ndeshja e katërt e ditës së sotme po luhet në mes Fushë Kosovës dhe Ferizajt ku rezultati është 0-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera