Kundër shpifjes – kundër diktaturës

Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 27 April 2017
Që nga paslufta, e veçmas në vitet e fundit, gazetarët janë ata që i marrim goditjet më të mëdha nga publiku në emër të shpifjes.
Nuk besoj se ka ndonjë gazetar, përfshirë ata që sapo kanë nisur t’i bëjnë hapat e parë në këtë zanat, që të mos jetë fyer së paku një herë nga dikush që e ka të ngulitur në kokë bindjen se gazetarët janë shpifës e gënjeshtarë.
Nëse ka ndonjë që i ka shpëtuar kësaj akuze/ fyerjeje, përbën lajm në vete.
Por, a ka të drejtë publiku në gjykimin negativ kolektiv?
Jo- me shkronjë të madhe, sepse ka gazetarë që nuk shpifin për asnjë çmim.
E gjitha ndërlidhet me karakterin njerëzor dhe me formësimin e tyre profesional.
Megjithatë, duhet pranuar se ka të atillë që ankohen se nuk mund ta kryejnë punën si duhet për shkak se janë të detyruar nga pronarë e drejtues mediesh që të shkruajnë të paqena për qëllime dhe interesa të caktuara.
Të tillët e kanë degjeneruar rolin e gazetarit në shoqëri.
Andaj, gazetarëve si komunitet u takon më shumë se kujtdo tjetër që të ngrihen kundër shpifjes- në mbrojtje të integritetit personal dhe në mbrojtje të interesit të përgjithshëm shoqëror.
Gazetarëve u takon që t’i inkurajojnë palët që bijnë viktimë e shpifjeve për ta kërkuar përgënjeshtrimin e lajmit, apo edhe për ta kërkuar të drejtën e kompensimit të dëmit që u është shkaktuar nga shpifja.
Reagimet histerike në mbrojtje të shpifjes nga vetë gazetarët janë po aq shqetësuese sa edhe tendenca e pushtetit për ta kriminalizuar shpifjen.
Pushteti duhet të heqë dorë nga tendenca për ta bërë shpifjen vepër penale, sikundër që gazetarët duhet t’u përgjigjen palëve të dëmtuara në pajtim me Ligjin civil kundër shpifjes dhe fyerjes.
Gazetarët nuk kanë pse të shpifin as për presidentin, as për kryeministrin e as për askënd tjetër, veçse atyre nuk duhet cenuar asnjëherë e drejta për t’i zbardhur veprimet e kundërligjshme të gjithsecilit pushtetar apo për ta shprehur mendimin kritik për gjithsecilin prej tyre.
Gazetarët duhet ta rigjejnë veten në rrethana të reja- por assesi nuk duhet të lejojnë të bëhen altoparlantë shpifjesh.
Rreziku i një shoqërie nuk vije vetëm nga veprimet e kundërligjshme dhe nga vendimet e pamatuara të politikanëve, por edhe nga masat cinike të ngarkuara me pakënaqësi.
Këto masa rriten pikërisht në ato vende ku nuk ka informim të saktë.
Pretendime shterp janë ato se dikush mund të gjykoj drejtë rreth një procesi, zhvillimi apo edhe personaliteti nëse substanca e gjykimit është e gatuar nga shpifjet.
Shkrimtari i madh suedez Stig Dagerman thoshte se: “Kurrkush nuk mund të pretendojë se një shoqëri, ose dhe njerëzimi po kalbëzohen pa vënë re më parë shenjat e kalbjes tek ai vetë”, për të vazhduar më pas se: “Kurrkush nuk mund të thotë që qenia njerëzore është e keqe, pa dalë ai vetë i larë nga veprimet e liga”.
Duke mos e lejuar kalbjen, gazetarët nuk do ta lejojnë as diktaturën.

Të tjera
-
Erëra të forta, pamje nga disa qytete
Në vendin tonë janë paraqitur erëra të forta të cilat janë duke u përcjellë e...
-
Nënkryetari i Ferizajt: Tatimin në pronë nuk ka të drejtë ta falë as ministria, as komunat
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka thënë se ministri i Financ...
-
Vetëaksident në rrugën Ferizaj-Nerodime, vetura del nga rruga dhe përfundon në ara
Një vetëaksident ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Nerodime, ku një veturë ka ...
-
Mot i ndryshueshëm dhe rënie e temperaturave, në Istog, Klinë dhe Pejë mund të ketë erëra
Të shtunën pasdite parashikohet të bien temperaturat, ndërsa priten reshje bo...
-
“Kërkoi intervenimin e NATO-s më 1998 dhe e mendova si naiv”, ambasadori suedez rrëfen për takimin me Kurtin
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka mir...
-
Ukraina dhe Rusia konfirmojnë shkëmbimin e ushtarëve të burgosur
Qindra të burgosur të luftës rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas sh...
-
Opozita insiston në përfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale
Rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, ka më shumë se shtatë muaj që ...
-
Kishida shkarkon sekretarin e tij për shkak të komenteve homofobike
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shkarkuar Sekretarin e Zyrës, Masa...
-
Pakistan bllokon faqen e Wikipedias
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në enciklopedinë online, Wikiped...
-
“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora
Është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi. Sipas ...
-
LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i tatimit në pronë
Për t’u lehtësuar barra e qytetarëve që janë goditur nga inflacioni i lartë, ...