Ekonomi

“Kumorgjitë”: Kosova si Korea e Veriut ndalon lojërat e fatit

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 25 March 2019

Në një raport të dërguar në adresë të ministrave të qeverisë Haradinaj, Shoqata e Lojërave të Fatit ka renditur vendet në të cilat sipas tyre janë të ndaluara me ligj lojërat e fatit.

Shoqata thotë se në pothuajse të gjitha vendet islamike ndalohen lojërat e fatit të çdo lloji, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë raport të siguruar nga inFokus thuhet se këtij karavani të shteteve i prinë Kamboxhia, Korea e Veriut, Japonia, Singapori e Qipro.

-Advertisement-

Por, sipas ‘kockarëve’ ndryshe veprojnë vendet e zhvilluara.

“Franca kishte të ardhurat më të larta të lojërave të fatit në mesin e kazinove në Evropë në vitin 2016, në afërsisht 2.26 miliardë euro. Britania e Madhe tregoi një ABLF prej rreth 1.17 miliardë euro. Franca ishte gjithashtu drejtues në numrin e vizitave të kazinove në Evropë deri tani, me 32.6 milionë vizita në atë vit”, theksohet në këtë raport.

Gazeta inFokus ka nisur të publikojë këtë raport në disa lajme. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera