Lajme

Kuleba telefonatë me homologun e tij të Katarit: Diskutuam për të rritur presionin ndaj Rusisë

Autori: Ermirë Berisha 22:33 | 03 March 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka falenderuar homologun e tij të Katarit për ndihmat humanitare për ukrainasit, shkruan Gazeta inFokus.

Kuleba përmes një postimi në Twitter ka thënë “Mirënjohës ndaj Katarit që mbështeti rezolutën e OKB-së”.

Dyshja gjatë kësaj telefonate kanë diskutuar edhe për rritjen e presionit mbi shtetin e Rusisë.

-Advertisement-

“Ne diskutuam përpjekjet globale për të rritur presionin politik dhe ekonomik mbi Rusinë”.ka shkruar ministri ukrainas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera