Lajme

KUJDES! Fruthi po përhapet në Kosovë, ndiqni këto hapa për t’u mbrojtur

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 18 July 2026

Rastet me fruth në Kosovë po vazhdojnë të rriten nga java në javë, duke shtuar shqetësimet e autoriteteve shëndetësore për përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse, shkruan Gazeta Infokus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 16 prilli deri më 13 korrik 2026 janë konfirmuar 63 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, Prishtina kryeson listën me 19 raste, e pasuar nga Ferizaj me 12 raste, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste.

-Advertisement-

Raste janë raportuar edhe në komunat Lipjan, Vushtrri, Shtime, Obiliq, Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.

IKSHPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen që ata të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt të imunizimit, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes./Gazeta Infokus./

E për të ditur disa nga simptomat më të zakonshme të fruthit ndiqni storien në vazhdim:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy