Kthehet Champions, kthehen makthet për PSG
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 11 February 2019
Paris Saint-Germain ka vite që e ka kthyer në pronë private Ligën 1 franceze dhe po ashtu ka vite që ëndërron triumfin në Champions League, por dështon rregullisht pa iu afruar fare trofeut madhor.
Këtë sezon u duk se erdhi momenti i duhur: skuadër e kompletuar, yje në çdo repart, sulm stratosferik, short i favorshëm me një Manchester United që në fund të vitit të shkuar ishte në kaos total.
Vetëm 2 muaj pas hedhjes së shortit, gjithçka ka ndryshuar. Me Ole Gunnar Solskjaer, United ka zbuluar se di të luajë, të zbavitet,të shënojë dhe të fitojë, ndërsa përballja në Champions vjen në momentin më të keq të mundshëm për PSG.
Francezët kanë pasur shumë luhatje në lojë e rezultate kohët e fundit, por mbi të gjitha udhëtimi për në Old Trafford mund të kthehet në një makth, duke parë mungesat e rëndësishme.
Ndoshta Thomas Tuchel nuk ka të drejtë të ankohet, duke parë se punon për një ndër klubet më të pasur në planet, por në këtë moment trajneri gjerman ka një mungesë të theksuar lojtarësh cilësorë.
Neymar, futbollisti më i shtrenjtë në histori, është dëmtuar sërish në këmbë, ashtu si një vit më parë, ndërsa Edinson Cavani shënoi dhe u dëmtua javën e shkuar ndaj Bordeaux, ndaj shpresa e klubit është që të dy të kthehen për ndeshjen e muajit të ardhshëm në Paris.
“Kështu është e tepër, kemi humbur dy lojtarë cilësorë për ndeshjet vendimtare në Champions League. Nuk është e mundur të humbasësh gjithë lojtarët e aftë të luftojnë në nivelet më të larta të futbollit. Nuk kemi një zëvendësues për Cavanin, nuk kemi një zëvendësues për Neymar. Nuk po studiojmë më ndonjë plan B, por kemi kaluar te plani D”, tha i dëshpëruar fundjavën e shkuar Tuchel i cili në stol ka vetëm Eric-Maxim Choupo Moting,, një futbollist që ka shënuar vetëm një gol në 595 minutat që ka luajtur këtë sezon.
Hallet nuk mbarojnë në sulm, sepse edhe mesi i fushës është shqetësim madhor. Marco Verratti duket se është riaftësuar në kohë për ndeshjen në Angli, por është e qartë që nuk është në formën e tij më të mirë. Adrien Rabiot është në luftë me klubin dhe nuk luan prej dy muajsh, edhe pse është lejuar të kthehet në stërvitje me ekipin e parë. Leandro Paredes sapo është transferuar në Paris dhe ka luajtur vetëm në dy ndeshje ndaj ekipeve të kategorisë së katërt, ndërsa në janar klubi nuk bëri asgjë për t’u përforcuar, duke bërë që trajneri Tuchel dhe drejtori sportiv Antero Henrique tashmë të jenë praktikisht armiq.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...