Kryqi i Kuq alarmon për situatën e rëndë në spitalet në veri të Gazës

Autori: Gazeta inFokus
22:01 | 10 November 2023
Spitalet, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët në veri të Gazës duhet të mbrohen përderisa po zhvillohen luftime të ashpra, tha Kryqi i Kuq ndërkombëtar.
“I mbingarkuar, me pak furnizime dhe vazhdimisht më i pasigurt, sistemi shëndetësor në Gazë ka arritur në një pikë pa kthim, duke rrezikuar jetën e mijëra personave të plagosur, të sëmurë dhe të zhvendosur”, tha organizata më 10 nëntor.
Deklarata, ku nuk u përmendën as ushtria izraelite e as Hamasi – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – vjen pasi është raportuar për disa sulme në ose afër të paktën katër spitaleve në veri të Gazës.
Dhjetëra mijëra persona ishin strehuar në spitale, duke besuar se aty do të ishin të sigurt.
Kryqi i Kuq theksoi se spitalet e fëmijëve kanë pësuar dëme të mëdha nga luftimet mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.
Të premten, palestinezët evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime.
Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80.000 persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore.
Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital.
Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, që nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, në Rripin e Gazës, janë vrarë mbi 11.000 persona, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor që udhëhiqet nga Hamasi. Në Izrael, ndërkaq është raportuar për mbi 1.400 të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit./REL/

Të tjera
-
Flamuj me simbole të ISI* S dhe pajisje elektronike u sekuestruan në Prishtinë – dy vëllezërit Bytyqi të arrestuar për terro* rizëm
Një operacion i zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit, me mbështetje të ...
-
Alarmon mbrojtja e Krasniqit, paralajmëron se Prokuroria po përgatitet për dënimin e krerëve të UÇK-së
Insistimi i Prokurorisë së Hagës që krerët e UÇK-së të mos lirohen nga parabu...
-
Rama i reagon sërish qeverisë: I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish për punimet që po bëhe...
-
Analistët dhe njohësit e ligjit “gozhdojnë” Kurtin për tentimin e votimit të fshehtë në Kuvend: Rrezik për demokracinë
Tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje që gjatë seancës së sotme të Kuvendit të ndry...
-
Zvicra miraton ligjin kundër organizimeve të Hamasit
Ligji, i cili erdhi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, u je...
-
Muharremi për Abdixhikun: Lehtë e ka prej larg me thumbu PDK-në
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi i ka reaguar kreut të LDK-së,...
-
Dumoshi i reagon MKRS-së për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: S’keni proceduar sipas ligjit, Rama e shpërndan postimin
Vlora Dumoshi, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Mi...
-
Pas dështimit të seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim
Sot ka vijuar punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila edhe k...
-
BBC: Çfarë përmban marrëveshja për mineralet e rralla mes SHBA dhe Ukrainës
SHBA-të dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje që do t’i japë Uashington...
-
“Nuk mësuan asgjë”, Kryeziu thotë se VV-ja me vetëdije po cenon po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia dhanë qytetarët
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reag...
-
Supremja liron nga paraburgimi katër serbët e arrestuar muajin e kaluar në Gjakovë
jykata Supreme e Republikës së Kosovës ka marrë vendim të lirojë nga masa...
-
Rama: Kurrizi nuk do të kundërmojë më, kemi instaluar një sistem tërësisht të ri dhe modern të ventilimit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se tuneli i Kurrizit nuk do të ...