Lajme

Deda: Ky vit duket i humbur, kur të degradon gjithçka do të gjendet rrugëdalja

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 01 Maj 2025

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas dështimit të seancës së nëntë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një krizë që mund të zgjasë gjatë dhe ta shndërrojë vitin 2025 në një vit të humbur për vendin, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deda ka kritikuar qasjen e subjekteve politike, duke theksuar se rrugëdalja do të vijë vetëm pasi të ketë ndodhur një degradim i plotë i situatës.

“Këto lojra parapolitike munden me zgjatë gjithë vitin, edhe ashtu 2025 duket se është vit i humbur për Kosovën. Në fund, kur të degradon gjithçka, do të gjindet rrugëdalja. Për disa, rikuperimi do të jetë vështirë i mundshëm,” ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndërkohë, edhe sot dështoi seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit. Gjatë mbledhjes, kryesuesi Avni Dehari propozoi që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhej me votim të fshehtë, por ky propozim nuk u përkrah nga partitë e tjera parlamentare, duke lënë procesin sërish në vendnumëro.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy