Lajme

Statovci lidh opozitën me Listën Serbe: 1 maji sërish i bëri bashkë punëtorët e vjetër opozitarë dhe bashkëpunëtorët e kahmotshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 01 Maj 2025

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se 1 Maji sërish bëri bashkë punëtorët e vjetër opozitarë dhe bashkëpunëtorët e kahmotshëm, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

“U pa sërish se ato sot refuzuan votimin e fshehtë ende pa e dëgjuar emrin e kandidatit/es për kryetar/e të Kuvendit. Ky refuzim shpërfaqë mosbesimin që kanë ndaj deputetëve të tyre”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

1 Maji sërish bënë bashkë punëtorët e vjetër opozitarë dhe bashkëpunëtorët e kahmotshëm.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sërish të pandashëm. Ato janë bërë bashkë për të mos i dhënë Kosovës institucione funksionale të dala nga zgjedhjet demokratike.

U pa sërish se ato sot refuzuan votimin e fshehtë ende pa e dëgjuar emrin e kandidatit/es për kryetar/e të Kuvendit.

Ky refuzim shpërfaqë mosbesimin që kanë ndaj deputetëve të tyre.

Kosova po mbetet peng i qasjes së tyre dhe mosbesimit që kanë ndaj të vetëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy