Lajme

Kryeziu: Lista Serbe mundet veç me shpreh dëshirë që ta shkarkojnë Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 03 August 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka komentuar reagimet e fundit të Listës Serbe për atë se duan që ta rrëzojnë nga posti kryeministrin Albin Kurti.

Kryeziu tha se kjo është kërkesë e Listës Serbe, porse kësaj kërkese i kanë dhënë përgjigje qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e fundit, ku siç tha ajo, ata [qytetarët] e kanë përkrahur pikërisht Albin Kurtin me rreth 51 për qind të votave.

“Kjo edhe mund të jetë dëshirë e Listës Serbe, por sa do të jetë e realizueshme, mbetet të shihet në vazhdim. Pasi, konsideroj se qeveria nuk varet nga Lista Serbe nëse do të shkarkohet ose jo një kryeministër i Kosovës”, është shprehur Kryeziu në “Edicioni Special”.

-Advertisement-

Numri i votave të marra nga VV në zgjedhjet e fundit, për Kryeziun është goditja më e madhë që i është bërë Listës Serbe, teksa shtoi se ata janë të fundit që mund të dalin e të shprehin dëshira të tilla, sepse sipas saj, ata s’janë faktor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera