Lajme

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 04 June 2023

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23 prillit me Partinë Demokratike të Kosovës, në një prononcim për prestigjiozen britanike “The Guardian”, teksa ka folur për “shkëlqimin e vëmendjes ndërkombëtare”, tha se qëllimi i tij nuk ishte të bëhej i famshëm.

“Nuk ishte qëllimi im të bëhesha një njeri i famshëm,” thotë ai ndërsa telefoni i tij celular i bie vazhdimisht. Ne menduam se më shumë njerëz do të konkurronin dhe nuk e imagjinonim se mund të fitonim.”

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, pas përplasjes së serbëve të veriut me policinë, e cila të premten e 26 majit, me vendim të kryeministrit Albin Kurti, realizoi aksionin për t’ua mundësuar qasjen në zyra kryetarëve të rinj në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

-Advertisement-

Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera