Fokus

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nuk është rritur çmimi i naftës, ka rënie

Autori: Samire Jaha 14:57 | 10 November 2022

Sot në media u raportua se çmimi i derivateve është rritur pas përfundimit të afatit kur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë caktonte çmimin tavan të tyre, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se nuk ka rritje të çmimeve por rënie të tyre.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus, ka thënë po ashtu shumica e bizneseve të vogla janë buzë falimentimit.

-Advertisement-

“Nuk ka rritje pas heqjes së vendimit po kemi ramje të çmimit. Po shumë biznese të vogla dhe të mesme janë në buzë falimentimi. Ku pikat e karburantit janë detyruar me punu me humbje shumë raste janë kur ne jemi detyruar që ta blejmë derivatin me 1.75 centë për litër e çmimin e shitjes ministria e ka kalkuluar, caktuar 1.70 centë për shitje. Nuk ka rritje të derivateve po kemi rënie ku brenda dy ditëve kemi 4 centë për litër rënie. Kjo o tu ndodhë në berz dhe organizatën prodhuese OPEC dhe po reflekton edhe te ne”, ka deklaruar Berjani për Infokus.

Ndryshe ai ka thënë se çmimin e derivateve në ditët në vazhdim nuk mundemi të i paragjykojmë pasi që po ka lëvizje të mëdha.

“Çfarë çmimi do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku shkaku se po ka lëvizje të mëdha në Berza ndërkombëtare”, ka thënë tutje Berjani për Infokus.

Ndërkaq i pyetur, se a kanë pasur ndikim çmimet e derivateve nga ministria, Berjani thotë se nuk kanë pasur por ato kanë qenë shumë më të larta.

“Caktimi i çmimit nga ministria nuk ka pas ndikim. Çmimet e derivateve të cilat i ka caktuar ministria kanë qenë më të larta dhe ma të domosdoshme për biznese ku bizneset kanë operuar me humbje. Çmimet kur i përcakton oferta dhe kërkesa treg i lirë dhe i hapur. Qytetarët furnizohen me çmim ma të lirë. Kosova është treg i vogël nuk e ka mundësin me ndikuar në tregjet ndërkombëtare dhe nuk ka rafineri që ndikon në çmime. Jemi shteti ma i vogël në botë me ma së shumti pika karburanti”, është shprehur kryetari i naftëtarëve për Infokus.

Po ashtu Berjani ka treguar për Infokus edhe me anë të fotove se çmimi i naftës nga dita e djeshme ka rënë për dy centë.

Çmimi i derivateve dje (E mërkurë)

Çmimi i derivateve sot (E enjte).

Ndryshe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tash e që tre ditë nuk kanë caktuar ligjin e çmimeve tavan për derivate pasi që afati ligjor për caktimin e këtyre çmimeve ka përfunduar.

Afatin ligjor, Qeveria e Kosovës, e kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës me datën 24 qershor 2022, e i cili ka përfunduar të martën me (8 nëntor)./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera