Kryeprokurori i PSRK Isufaj në Zubin Potok: Procesi mund të zgjasë, identifikimi i të gjeturve merr kohë
Autori: Gazeta inFokus
12:06 | 30 July 2026
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka vizituar lokacionin në Zubin Potok, ku po dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Sipas dyshimeve fillestare, në këtë lokacion mund të ndodhen mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999, të njohur si “Grupi i intelektualëve të Mitrovicës”.
Pas vizitës në vendin e gërmimeve, Isufaj deklaroi se deri më tani është konfirmuar se mbetjet e gjetura janë me origjinë njerëzore, por theksoi se procesi i identifikimit është i ndërlikuar dhe kërkon kohë, pasi çdo mbetje duhet të trajtohet sipas standardeve të mjekësisë ligjore dhe të identifikohet përmes analizave të ADN-së.
Ai falënderoi Policinë e Kosovës, prokurorët specialë dhe ekipin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për punën që po zhvillojnë në terren.
“Po, gërmimet kanë filluar. Së pari, dua ta shfrytëzoj rastin për ta falënderuar Policinë e Kosovës për punën e madhe që kanë bërë, njëkohësisht duke i falënderuar edhe kolegët e mi, prokurorët specialë dhe stafin. Sigurisht që falënderimi shkon edhe për ekipin e Mjekësisë Ligjore, i cili është duke bërë një punë profesionale për identifikimin e atyre mbetjeve mortore, të cilat deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë dhe nuk mund të themi se kur do të përfundojë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë dhe kërkon standarde për marrjen dhe identifikimin e secilit trup përmes ADN-së. Mirëpo, këto mbetje nuk mund të tërhiqen aq lehtë, sepse paraprakisht duhet të rekonstruktohet trupi i njeriut e pastaj të dërgohet në Mjekësinë Ligjore, për të vazhduar më tej me procedurat e tjera. Ajo çka mund të them sot para jush është se Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme dhe të pavarura, me qëllim të respektit ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Unë edhe më herët kam bërë thirrje që të mos deklarohemi shumë për këtë rast, sepse gjithçka është ende herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit, e natyrisht mund ta devijojnë edhe rezultatin përfundimtar”, tha Isufaj.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka identifikuar dy serbë që dyshohen për përfshirje në vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë gjatë luftës së vitit 1999. Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa procesi i gërmimeve pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

T� tjera
-
Caktohet data kur do të rivlerësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn
Gjykata e Lartë ka zyrtarizuar datën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj ...
-
Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici
Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjisl...
-
Irani njofton hakmarrje për sulmet e reja të SHBA-së: Agresori do të ndëshkohet sot
Garda Revolucionare e Iranit zotohet për hakmarrje për sulmet amerikane të mb...
-
Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e vizitoi të ...
-
Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abd...
-
Zbulohen dy tunele sekrete në kufirin Bjellorusi-Lituani, dyshohet se do të përdoreshin për kalimin e emigrantëve
Rojet kufitare lituaneze kanë zbuluar dy tunele të papërfunduara në kufirin b...
-
Super rekordi i M&Sillosit, mbi 60 mijë tonë grurë i grumbulluar
Në Xerxë të Rahovecit po shënohet sezoni më i suksesshëm i grumbullimit të gr...
-
17 vila janë rrënuar deri më tani përreth Ujmanit
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...
-
Nëna me dy fëmijë vdes pas shpërthimit të bombolës së gazit, viktimat varrosen sot në Shkodër
Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare ba...
-
Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet për...
-
Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave
Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime ed...
-
Dyshimet për varrezën masive në Zubin Potok, Lushtaku pas vizitës: Sipas informatave janë gjetur vetëm 3
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dje ka zhvilluar vizitë në Zubin Potok,...



































